Policja shqiptare dhe polici gjerman kërcejnë me tifozët (Video)

19 qershor 2024 | 11:31

Rrugëve të Hamburgut, shqiptarët kanë nisur të grumbullohen së bashku duke krijuar një atmosferë tepër emocionuese.

Gazetari i Koha Jonë, Rozalb Lika i cili ndodhet në Hamburg për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Kroaci, përcjell atmosferën kuqezi dhe momente të paharrueshme, siç janë dhe kjo video ku policia shqiptare dhe polici gjerman kërcejnë me tifozët.

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin B të kampionatit europian “Gjermani Euro 2024”. Kuqezinjtë tanë do të zbresin në fushë në orën 15:00 “Volfsparkstadion” të Hamburgut në duelin ballkanas përballë Kroacisë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë…