Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova: Kanë dal veç gjyshet jashtë, u kënaqen (video)

19 qershor 2024 | 12:24

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se situata aktuale e emigracionit nuk përfshinë të rinjtë, por të moshuarit.

“Kanë dalë gjyshet jashtë, kanë shku me i këqyrë nipat, u knaqën”, ka thënë ai, duke theksuar se të rinjtë po qëndrojnë në vend dhe po kontribuojnë për zhvillimin e tij.

“Unë po them punësimi është rritur, nuk po flas për fuqinë punëtore. Nëse punësimi ka qenë 355 mijë dhe sot është 420 mijë, jemi t’u fol për 65 mijë vende shtesë. Mundeni me thënë 20 mijë punëtore më pak, kanë ik etj,. Megjithatë, janë 65 mijë veta më shumë që sot kanë kontrata pune dhe në fund të muajit marrin pagë edhe e shpenzojnë atë pagë. Kjo nuk mund të ndryshohet. Ma gjejë një periudhë tjetër në të cilën janë punësuar 65 mijë punëtorë për tri vjet. Shifrat për emigrimin do të dalin, krejt ajo panika që është përhap ka dështuar, nuk kanë dal as rinia, as të vjetërit. Kanë dal gjyshet, kanë shkuar me i këqyrë nipat, u knaqën. Por, ato s’kanë qenë pjesë e fuqisë punëtore”, ka thënë Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë është bërë zbulimi i pallës…