‘Zemlak’, ‘mos ofendo, marre’, Kadrijaj e AAK-së përplaset me Batushën e LV-së

19 qershor 2024 | 13:51

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj dhe deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane, ku është përmendur edhe publikim i audioincizimit në mes të Mimoza Kusarit dhe Milan Radoijiçiqit.

Përplasja në mes tyre ka filluar në momentin kur deputeti i LV-së ka bërë thirrje që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Kësisoj ka reaguar deputetja e AAK-së, raporton “EO”.

“Nuk jeni ju në pozitë me na mbajt ligjërata për votim të marrëveshjeve. Ju s’e keni votuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asoccimit (MSA)”, ka thënë ajo.

Batusha, i është kundërpërgjigjur Kadrijajt, duke i thënë se deputetë të AAK-së, kanë pirë, siç pretendojë ai “raki me terroristin Milan Radojçiq”.

Kadrijaj: “Zemlak”, mos shpif, mos rrej.

Batusha: Mos ofendo. Marre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një artikull i “European Environment Agency” për ujërat që përdorën…