Martinez: Treguam karakter, të vazhdojmë kështu

19 qershor 2024 | 13:56

Portugalia fitoi vetëm në sekondat e fundit të lojës, kur një gol i Francisco Coincencao, në shtesë i dhuroi tre pikët e para kombëtares portugeze.

I kënaqur u shfaq me këtë fitore tekniku spanjoll Roberto Martinez. “Ishte një provë karakteri. Kontrolluam 70% të topit, goditëm 13 goditje nga këndi. Karakteri i treguar sot ishte i pabesueshëm, do të na ndihmojë shumë në të ardhmen. U mbrojtëm shumë mirë, aq sa i lejuam një skuadre si Çekia të na godiste vetëm një herë drejt portës, sinjal ky që po të vazhdojmë kështu jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Martinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj…