Mbappe humbet dy ndeshjet e grupit: Shijojeni këtë kompeticion dhe luani pa frikë

19 qershor 2024 | 14:16

Kylian Mbappe do të mungojë në të dyja sfidat e grupit, në të cilat Franca do të përballet me Holandën dhe Poloninë. Shkak u bë lëndimi në hundë i yllit francez dhe ndërhyrja që do të kryejë. Të gjithë shpresojnë ta kenë gati Mbappen, në ndeshjet e raundit të 1/8 të finaleve. Vetë Mbappe, nuk ngurron t’i motivojë shokët e skuadrës, në prag të sfidës me Holandën.

“Kënaquni djema, shijojeni këtë kompeticion. Nuk duhet të kemi frikë nga asgjë dhe nëse e bëjmë këtë gjë, do të bëjmë shumë mire në vazhdim”, përfundoi Kylian Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Begaj takohet me homologun gjerman, temë edhe Procesi i Berlinit…