Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Osmani: Autorët e krimit duhet t’i nxjerrim para drejtësisë

19 qershor 2024 | 13:58

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se angazhimi i Kosovës është i palëkundur që të dalin para drejtësisë personat që kryen dhunime seksuale gjatë luftës së fundit.

Osmani në platformën “X” ka shpërndarë një video të sajën derisa ishte duke folur në OKB.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne vazhdojmë të nderojmë guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që kanë duruar tmerre të papërshkrueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit. Këto gra dhe burra të guximshëm na kujtojnë detyrën tonë të përbashkët për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte”.

“Sot, ne shohim të mbijetuar në Kosovë që e transformojnë dhimbjen e tyre në veprim të fuqishëm, duke frymëzuar të tjerë të panumërt në kërkimin e drejtësisë. Angazhimi ynë është i palëkundur: duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë dhe të sigurojmë që mizori të tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka thënë Osmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugalia fitoi vetëm në sekondat e fundit të lojës, kur…