Ahmeti diskuton në Çeki për anëtarësimin e Kosovës në KiE

19 qershor 2024 | 14:18

Gjatë vizitës zyrtare në Çeki, zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, ka takuar zëvendësministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Tomas Dub, dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, Pavel Fischer.

Në njoftimin e MPJD-së është thënë se në takim është diskutuar për çështjet shumëpalëshe dhe proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

“Përveç kësaj u diskutua edhe për çështjet e sigurisë dhe agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe ndikimin e saj në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor”.

“Ndërsa në takim me kryetarin Fischer, u diskutua për zhvillimet aktuale në rajonin tonë dhe progresin e Kosovës në vitet e fundit. Po ashtu, u diskutua edhe për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes. Zëvendësministri Ahmeti falënderoi të dy nikoqirët për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës”, është në njoftimin e MPJD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe do të mungojë në të dyja sfidat e…