Temperaturat e larta, alivanoset qytetari në Podujevë

19 qershor 2024 | 15:16

Një qytetar në Podujevë është alivanosur si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Në pamjet e siguruara nga “KP” shihet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë dhe Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Podujevës për kontroll të mëtutjeshëm.

Kujtojmë se sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ekspozohen në rrezet e diellit sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Kroacisë. Ishte…