EULEX-i njofton se janë dorëzuar në Merdare tre trupat e ushtarëve serbë të vdekur më 1999

19 qershor 2024 | 15:36

EULEX-i ka njoftuar se tre trupat të luftëtarëve serbë të vdekur në luftë në vitin 1999, janë dorëzuar dje në Merdare.

Ata janë identifikuar, dy trupa janë dërguar në autoritetet serbe dhe njëri tek familjarët e tij. “Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur homologët tanë vendorë në IML dhe institucionet e tjera relevante të Kosovës duke ofruar ekspertizë mjekoligjore dhe këshilla në kryerjen e punës komplekse të identifikimit të të gjitha mbetjeve njerëzore në morgun e IML-së, në mënyrë që anëtarët e familjes të realizojnë të drejtën e tyre për të ditur të vërtetën”, ka njoftuar EULEX-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk kiahte kuorum për…