​Roli i Lajçakut për disbursimin e mjeteve nga Plani i Rritjes së BE-së për Kosovën, Bislimi jep detaje

19 qershor 2024 | 16:00

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se progresi në dialog nuk varet nga Kosova por nga destruktiviteti i Serbisë.

Sipas tij, situata tash është e komplikuar për shkak se disbursimi i mjeteve nga Fondi i Rritjes së BE-së për Kosovën dhe Serbinë do varet nga vlerësimi i emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për konstruktivitetin e palëve.

Ai ka thënë se ky konstruktivitet do të varet se në ç’masë palët e pranojnë planin e sekuencimit si bazë.

“Nuk e di. Kjo nuk është varur asnjëherë prej Kosovës, por nga destruktiviteti i Serbisë. Serbia në vazhdimësi e ka kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes bazike duke pretenduar se nuk ka marrëveshje. Situata tash është pak më e komplikuar për arsye se si parakusht dhe për disbursimin e pjesës së parë nga Fondi i Rritjes që pritet të bëhen në korrik është një vlerësim i Lajçak për konstruktivitetin e palëve. Ky konstruktivitet do të varet nga në ç’masë palët e pranojnë planin e sekuencimit si bazë. Serbia do të ketë sfidë të thotë se unë e pranoj një plan të sekuencimit për një marrëveshje të cilën nuk e njoh dhe nuk ekziston. Serbia do të detyrohet të pranojë se ka një marrëveshje me Kosovën dhe duhet të zbatojë të njëjtën”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se Lajçaku nuk mund të bllokojë fondet për Kosovën, por vetëm do të raportojë për konstruktivitetin e palëve.

“Lajçku nuk vendos për fonde por raporton për konstruktivitein e palëve. Raport ky që përdorët nga komisioni nëse duhet të disbursohen mjetet apo jo”, ka thënë Bislimi.

Krahas kësaj, zëvendëskryeministri ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë dhe se të njëjtat kanë qenë të padrejta.

Ai ka thënë se Asociacioni nuk ka qenë kusht për heqjen e masave.

“Masat janë shumë specifike, janë të caktuara. Është deklarata e zotëri Borrell më 3 qershor 2023 dhe aty nuk përmendet Asociacioni. Këto janë spekulime…Ka interesa të ndryshme të vendeve anëtare, jo të gjitha shtyjnë përpara interesa të BE-së dhe Kosovës po ka aty që favorizojnë disa kërkesa të Serbisë. Besojnë se në këtë mënyrë mund të tërheqin Serbinë drejt perëndimit”, ka thënë Bislimi.

Bislimi këto i ka bërë pasi raportoi në Komisionin për Integrime Evropiane./kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mund të kishte nisje të bukur të kësaj sfidë,…