Formacionet zyrtare: Gjermani – Hungari

19 qershor 2024 | 17:13

Gjermani luan ndaj Hungarisë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kuadër të Grupi A për Kampionatin Evropian.

Pancerët e kanë fituar bindshëm ndeshjen e parë duke mposhtur Skocinë me rezultat 4-1.

Sa i përket Hungarisë, ata humbën nga Zvicra me rezultat 3-1 dhe kjo ndeshje konsiderohet si treni i fundit.

Julian Nagelsmann për këtë takim ka vendosur të luajë me emra si Gundogan, Musiala, Wirtz dhe Havertz. Në anën tjetër, Marco Rossi, do të luajë me emra si Sallai, Szoboszlai dhe Varga.

Formacionet zyrtare:

Gjermani: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Gundogan, Musiala, Wirtz, Havertz.

Hungari: Gulascsi, Fiola, Orban, Dardai, Nagy, Schafer, Kerkez, Bolla, Sallai, Szoboszlai, Varga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një raport të veçantë, Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së…