![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/Polizei-BMW-iX-Schweiz-Elektro-SUV-Umbau-08-1024x682-1.jpg)
Çifti shqiptar arrestohet në Zvicër, kishin kryer një krim në Itali
19 qershor 2024
| 20:22
Ata ishin shpallur në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Italia.
Zyrtarët policorë, vunë re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse.
Për këtë arsye policia i dërgoi në stacion.
Kur ata u legjitimuan, më pas rezultoi se bëhej fjalë për një shtetas shqiptar 44-vjeçar dhe një shtetase shqiptare 38-vjeçare, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Policia e Zurichut njoftoi se të dy ishin të arratisur nga një burg.
“Dy personat ikën nga ekzekutimi i një dënimi me burg lidhur me një krim të dhunshëm”. Dëmtimi i rëndë trupor konsiderohet krim i dhunshëm.