Çfarë nuk kapi kamera, një tjetër tifoz shqiptar hyri në fushë gjatë ndeshjes me Kroacinë! (Video)

19 qershor 2024 | 22:07

Një tjetër tifoz shqiptar ka hyrë në fushën e blertë, këtë herë në ndeshjen ndaj Kroacisë.

Tifozi shqiptar nuk është filmuar nga kamerat, pasi rregullorja sportive e ndalon transmetimin e sjelljeve të tilla me qëllim mos inkurajimin e tyre.

Megjithatë kanë qenë celularët e tifozëve në stadium, që e kanë filmuar këtë moment.

Tifozi duket teksa mban në dorë flamurin e Dardanisë. Kujtojmë se një tifoz shqiptar hyri në fushë edhe gjatë ndeshjes me Italinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me…