![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/Komisioni-1-1.jpg)
Miratohen Projektligji i këshillit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj
20 qershor 2024
| 11:41
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar raportin me amendamente, me gjashtë vota pro dhe tre kundër.
Këto miratime kishin të bëjnë me shqyrtimin e Projektligjit për Noterinë dhe për Këshillin Prokurorial.
Po ashtu është miratuar dhe Projektligji i Këshillit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj me nëntë vota pro dhe asnjë kundër.
Votimet janë realizuar pas më shumë se gjysmë ore diskutime.