Gjuriqi: Dialogu Kosovë-Serbi është në ‘komë’

20 qershor 2024 | 12:32

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është në “komë”.

Sipas tij, kjo gjendje nuk ka të bëjë aspak me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, por me faktin se shtetet që kanë ndikim nuk e përdorin atë.

Gjuriqi, në një intervistë ka njoftuar për aktivitet intensiv diplomatik, ku ka theksuar edhe se Parlamenti i Evropian është konstituar dhe se disa gjëra po ndryshojnë në Evropë, ku sipas mendimit të tij, viti 2025 mund të jetë një vit në të cilin situata do të jetë më e favorshme.

Pas dy takimeve të Lajçakun, me Kosovën dhe Serbinë, Bashkimi Evropian ka kritikuar palët për moszbatimin e marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë, Zvicra u…