Kurti publikon pamje të Observatorit dhe Planetarium Kombëtar, është i pari në vend

20 qershor 2024 | 15:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova tash ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore.

“Puna më pak se dy vjeçare dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunës së Shtimes, Organizatës ‘Astronomy Outreach of Kosovo’ e përmes tyre me kompaninë e prodhimit të teleskopëve, Celestron, kompanisë Sky-watcher USA dhe organizatës amerikane Sunlit Earth!/The Charlie Bates Solar Astronomy Project, tash do t’i ofrojë të gjithëve mundësinë për të vrojtuar gjithësinë, teksa zgjerojmë limitet e kureshtjes. Përhumbje e lundrim në hapësirë, për një përvojë për t’u përjetuar!”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një video.

Të mërkurën është hapur Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar në Kosovë në Rashincë të Shtimes.

Hapja e kësaj qendre shkencore, ndërtimi i së cilës kushtoi mbi 300 mijë euro, po konsiderohet të jetë ndër ngjarjet më të veçanta dhe historike për vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Nerodime, Ferizaj është mbajtur kolonia artistike në kuadër të…