‘Edi më jep një përqafim’, youtuberi i famshëm i shkon në zyrë kryeministrit, bën shqiponjën dhe blen një plis

20 qershor 2024 | 17:02

Youtuber-i i famshëm amerikan, i njohur si IShow Speed ka vizituar sot Shqipërinë.

Në një transmetim në faqen e tij në Youtube, ai shihet duke shëtitur rrugëve të Tiranës. Shumë të rinj atje janë parë duke i dalë në pritje youtuber-it me emrin Darren Jason Watkins.

Ndërkohë, ai ka blerë edhe një plis.

Në fund, ai është parë duke vizituar zyrën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku e bëri edhe shqiponjën.

“Edi Rama çkemi, më jep një përqafim…”, thotë ai.

Ndërkohë, mbi 80 mijë persona shihet se e kanë shikuar live vizitën e tij në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e NATO-s, Rumania, njoftoi të enjten se do t’ia…