Reperi Stormzy – një tjetër prurje e mrekullueshme në Sunny Hill Festival

20 qershor 2024 | 19:21

Janë publikuar tashmë disa emra të famshëm që do të performojnë në Sunny Hill Festival.

Gjatë ditës së sotme (e enjte) u konfirmua reperi dhe tekstshkruesi britanik, Stormzy.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr., nuk ka dyshim se nuk pritej, por që cilësohet si një nga prurjet më të mira deri më tani.

Ai shquhet për hitet si: “Own It” me Burna Boy, “Vossi Bop”, “Hide&Seek”, “Cry no more”, “The Weeknd” me Raye, “Shut Up” e shumë të tjera.

Përveç Stormzy, sivjet është një ekip i shkëlqyeshëm me DJ Snake, Regard, Black Coffe, Burna Boy, The Martinez Brothers, My Gal, Edgar Kerri etj.

Sunny Hill këtë vit mbahet nga 25 deri më 28 korrik në një lokacion të ri, Bernicë.

Do të ketë edhe shumë surpriza të tjera që do të zbulohen në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë…