![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/macron-salzburg_1537810572-545706.jpg)
Vijon rënia në sondazhe për presidentin Macron
24 shtator 2018
| 20:07
Presidenti francez Emanuel Macron ka shënuar një tjetër rekord negativ në një kohë që vijon rënia e lirë në sondazhe.
Sipas një studimi të publikuar nga mediat franceze, presidenti përballet me 34% të qytetarëve që nuk janë të kënaqur me punën e tij, ndërsa 70 % thonë se presidenca e tij është thjesht zhgënjyese.
Macron kishte arritur një rekord pozitiv në fillim të mandatit në periudhën maj – qershor 2017 me një popullaritet deri në 64 për qind.