Xhaka me fjalë të mëdha: Xherdani na tregoi të gjithëve sa i rëndësishëm është për Zvicrën

21 qershor 2024 | 00:01

Zvicra mori një barazim ndaj Skocisë me rezultat 1-1 të mërkurën në mbrëmje dhe pavarësisht golit spektakolar të Xherdan Shaqirit, helvetët mbetën me katër pikëve dhe janë shumë pranë sigurimit të kualifikimit në raundin tjetër.

Në përfundim të ndeshjes, kapiteni Granit Xhaka thuri elozhe për Xherdan Shaqirin, që ndonëse në vitet e fundit të karrierës tregoi sërish se mbetet në formë dhe i vlefshëm për Zvicrën.

“Xherdani na tregoi të gjithëve me atë gol, se pse është ende shumë i rëndësishëm për Zvicrën. Ka një të majtë perfekte, që e kanë vetëm pak futbollistë në botë dhe ai gol ishte treguesi më i mirë”, deklaroi Xhaka.

Kapiteni shqiptar i Zvicrës më pas u ndal te sfida ndaj Gjermanisë, e cila do të jetë e fundit në grup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi sonte divorcin…