Çitaku viziton instilacionin artistik ‘Mendoj për Ty’: Dhuna seksuale u përdor si armë lufte nga Serbia

21 qershor 2024 | 10:59

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar instilacionin artistik “Mendoj për Ty”, i cili është realizuar në njërin nga sheshet qendrore të Hagës dhe ka për qëllim mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksual gjatë luftës në Kosovë.

Çitaku ka shkruar në “Facebook”, se shteti serb dhunën seksuale e ka përdorur si armë lufte.

Ajo ka vlerësuar është fatkeqësi e madhe që askush nga Serbia nuk është dënuar ende për këtë krim lufte.

“Në një nga sheshet qëndrore të Hagës mund ta vizitoni instalacionin ‘Mendoj për Ty’ nga Alketa Xhafa. Faleminderit Alketa, Anna, dhe posaçërisht Presidente Jahjaga që i dhatë jehonë dhe zemër projektit ‘Mendoj për Ty’, tash e 9 vite. Dhuna seksuale u përdor si armë lufte nga Serbia. Fatkeqësisht, asnjë i dënuar për këto krime çnjerëzore”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salem Lepaja, ish-profesor i njohur i Universitetit të Prishtinës, ka…