Arrestohen dy të dyshuar për posedim të narkotikëve

21 qershor 2024 | 11:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim dhe mbajte të paautorizuar të narkotikëve.

“Me datë 20.06.2024 në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 37.1 gram, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit tjetër, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 419.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti është nënshtrua në procedura hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gratë deputete të Kosovës, Serbisë dhe të disa vendeve të…