Vuçiqi flet në telefon me Makronin rreth dialogut me Kosovën: Bisedë e shkëlqyer

21 qershor 2024 | 13:31

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka njoftuar ka realizuar një bisedë telefonike me Emmanuel Macron, president i Francës.

Vuçiqi e ka cilësuar bisedën me Macronin si të shkëlqyer.

Sigurisht, në një postim në “Facebook”, ai ka përmendur edhe Kosovën, duke pretenduar se serbët e Kosovës po privohen nga çdo e drejtë.

“Bisedë e shkëlqyer me presidentin Macron për çështjet urgjente në rajonin tonë, ndryshimet aktuale politike në kornizat evropiane dhe globale dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Serbi dhe vendin e saj në kontekstin e dhënë”, ka shkruar Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadoren…