Ekspertët e statistikave zbulojnë përqindjet për kualifikimin e Shqipërisë

21 qershor 2024 | 15:39

Shqipëria ka shanse kualifikimi në fazën me eliminim direkt në “Euro 2024”, por me sa duket ekspertet e statistikave e shohin si pak të mundshëm.

Nëpërmjet 20 mijë simulimeve kompjuterike të rezultateve, ekspertët e “Football Meets Data” kanë përcaktuar se cilat janë përqindjet që kanë kuqezinjtë për t’u pozicionuar në një vend apo një tjetër në grup.

Sipas tyre, Shqipëria ka vetëm 2% mundësi që të dalë në vendin e dytë në grup pas ndeshjeve të treta që do të luhen të hënën. Sipas simulimeve kompjuterike, me 36% mundësi Shqipëria del e treta, ndërsa ka 62% mundësi të dalë e katërta. Në total, ekspertët përllogaritin se Shqipëria ka vetëm 8% mundësi që të kualifikohet në fazën e 16 skuadrave më të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia ka vendosur sanksione të reja ndaj 42 kompanive ruse,…