Donnarumma: Kualifikimi është në dorën tonë

21 qershor 2024 | 16:08

Italia ka pësuar humbje nga Spanja në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian, duke rrezikuar jo pak kualifikimin na fazën tjetër.

Pavarësisht humbjes, absolut në këtë përballje ishte “gardiani’ i portës së “Të Kaltërve”, Gianluigi Donnarumma, i cili pas ndeshjes u shpreh se përballë Spanjës vendosën shumë pak cilësi në fushë, teksa më tej foli për kualifikimin teksa theksoi se fati është ende në dorën e italianëve dhe nuk kanë arsye për t’u shqetësuar.

“Gabuam shumë pasime të thjeshta, vendosëm pak cilësi në fushë. Dhe kur ndodhin këto gjëra spanjollët të ndëshkojnë. Jemi të zemëruar, por le ta përdorim këtë zemërim për ndeshjen ndaj kroatëve. Kualifikimi? Fati është ende në dorën tonë, nuk kemi arsye për t’u shqetësuar. Na pret një punë e madhe kundër Kroacisë, por unë jam i bindur që mund t’ia dalim. Nga sfida me Spanjën shpëtoj vetëm qëndrimin e skuadrës. Vrapuam shumë, por ndoshta edhe vrapuam keq. Le të nisemi nga ky qëndrim dhe të bëjmë edhe më shumë përballë Kroacisë”, u shpreh “gardiani” i portës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka ndërruar sërish udhëheqësen e Divizionit për…