Lëndohen dy persona në një aksident në Suharekë

22 qershor 2024 | 12:36

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në Suharekë, konkretisht në zonën industriale.

Rastin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot me date 22.06.2024, rreth orës 06:50 është raportuar për një aksident trafiku në hyrje të Suharekës, konkretisht në zonën industriale. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale së paku dy persona kanë marr lëndime të lehta trupore”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj u ka shpreh…