Moti sot në Kosovë

23 qershor 2024 | 08:02

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme,të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kurse, indeksi UV mbetet shumë i lartë prandaj rekomandohet zbatimi i këshillave të IKSHP. Ndërsa, java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambienteve të Shtëpisë së Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje…