Montella pas humbjes 0-3: Jemi ende në garë për kualifikim

23 qershor 2024 | 08:25

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella komentoi humbjen 0-3 ndaj Portugalisë.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, edhe nëse në momentet vendimtare mund të kishim bërë më mirë. Në njëzet minutat e para ne ishim më afër shënimit, por nëse këto ndeshje nuk thyen ngërçin, atëherë gjithçka bëhet më e vështirë”.

“Pas golit 1-0 humbëm pak besimin, por në fund skuadra u përpoq të shënonte dhe më vjen keq që nuk ia dolëm. Jemi ende në garë për kualifikim, të vetëdijshëm se do të arrijmë objektivin. Mendoj se kam në dispozicion tre portierë të shkëlqyer”.

“Kur bën gabime dhe kur humb, trajneri i një klubi ose i një kombëtareje bëhet armiku numër një. Jam i përgatitur, pranoj kritikat, por mbetem gjithmonë mendjemprehtë në analizimin e zgjedhjeve të formacionit dhe humbjeve”, vazhdoi Montella.

Së fundi për Guler: “Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por nëse nuk është në gjendje të luajë… Ne morëm një rrezik të madh duke e futur atë, sepse ekzistonte një rrezik serioz për dëmtim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat amerikane shkatërruan tre dronë lundrues Houthi në Detin e Kuq  në 24 orët…