Asani: Do luftojmë për tri pikët kundër Spanjës

23 qershor 2024 | 09:01

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka folur për kanalin zyrtar të UEFA-s, para ndeshjes së ditës së hëne kundër Spanjës në kuadër të Euro 2024.

Asani tha se Shqipëria nuk ka çfarë të humbet dhe duhet të luftojë vetëm për tri pikët kundër Spanjës.

“Ne kemi analizuar Spanjën dhe e kemi studiuar atë. Nuk kemi asgjë për të humbur, kështu që do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe të marrim tre pikë, edhe nëse kjo do të jetë një kërkesë e madhe. Nëse kemi pak fat, mund ta bëjmë”, tha Asani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se mbrëmë ka…