Hamza pret gjeneralin Clark: Kosova është shtëpi e çdo amerikani, ShBA-ja hisedare në liri e pavarësi

23 qershor 2024 | 10:14

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ditën e sotme e ka nisur me gjeneralin amerikan Wesley Clark, të cilin e ka pritur në selinë e PDK-së.

Hamza ka thënë se heroi i madh amerikan i Kosovës, gjenerali Wesley Clark, duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.

SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, Hamza ka thënë se janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi.

Ky është postimi i plotë i Kandidatit të PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamzës:

Në mëngjesin e kësaj të diele e prita heroin e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan. Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi. Kosova është shtëpi e çdo amerikani!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02eAK4XaW7U35juGoG8oi8fx9t4sSv4ReddAxEANVUkDcmtfQTZwGBBB1PrngmPBuDl&id=100060215196870&mibextid=Nif5oz

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani ka shënuar sukses duke arritur që të kualifikohet në…