Formacionet e mundshme Shqipëri-Spanjë

23 qershor 2024 | 13:19

Shtëpia më e madhe e sportit të futbollit, UEFA ka publikuar një formacion të mundshëm për skuadrën e Shqipërisë dhe asaj të Spanjës.

Ndeshja luhet nesër në darkë, në ora 21:00.

Sipas UEFA-s, Shqipëria do të startojë me Strakoshën, Balliun, Ismajlin, Gjimshitin, Mitajn, Ramadanin, Abrashin, Asllanin, Bajramin, Lacin dhe Brojën.

Ndërkaq Spanja nis me Raya, Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo, Merino, Zubimendi, Olmo, Torres, Joselu dhe Oyarzabal.

Shqipërisë i duhet të fitojë gjithsesi lojën ndaj Spanjës, për të zënë një vend në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat e larta kanë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e…