Qorolli, Lajçakut: Legalizoje draftin e Asociacionit, dërgoje në Komisionin e Venecias, ndryshe s’ka kuptim

23 qershor 2024 | 13:59

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli, ka vlerësuar se përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak “duhet ta legalizojë” draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e dërguar  siç ka kërkuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Komision të Venecias.

“Ai (draft-statuti) ka një përmbajtje, por nuk ka një formë në mënyrë që të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Institucionet e Bashkimit Evropian, në këtë rast zotëri Lajçaku apo Borrelli dhe mekanizmat përcjellës të tyre ta dërgojnë në Komisionin e Venecias. Institucionet e BE-së, mund të dërgojnë dhe t’i kërkojnë një opinion këshillëdhënës, i cili nuk është obligativ. Venecia pastaj dhe Gjykata Kushtetuese të bëhen dy vendime figurativisht. Zotëri Lajçak duhet të legjitimojë arsyen e vet dhe ta legalizojë përndryshe s’ka kuptim”, ka thënë ai për “Kosovapress”.

Kujtojmë se vetë Albin Kurti premtonte se me të ardhë në pushtet do të dërgonte krejt marrëveshjen e parimeve për normalizim të marrëdhënieve (2013), e ku përfshihet Asociacioni si pjesë kyçe e saj, për rishikim në Komision të Venecias.

Kohëve të fundit e ka kthyer si ide, por që i është refuzuar nga Bashkimi Evropian, të cilët thonë se është qeveria kosovare ajo që për çështje të saj i referohet ose jo Komisionit të Venecias për opinion.

Po ashtu, Kurti ka provuar edhe një mënyrë tjetër për ta hequr qafesh përgjegjësinë për draft-Statutin duke synuar ta dërgojë draftin për rishikim te ekspertë ligjorë të Këshillit të Evropës, gjë që është refuzuar nga Emanuel Macroni, Olaf Scholzi, Giorga Meloni, respektivisht tre shtetet më të fuqishme të BE-së: Franca, Gjermania dhe Italia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka publikuar referët…