Clark i krahason intervenimet në Libi, Irak dhe Afganistan me atë në Kosovë, ia jep meritat LDK-së

23 qershor 2024 | 14:18

Lidhja Demokratike e Kosovës e bëri të suksesshëm intervenimin e NATO-s në vend në vitin 1999, ka thënë gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili kishte udhëhequr  fushatën ajrore të aelancës ushtarake perëdnimore kundër caqeve serbe.

Clark sot (e diel) në selinë e partisë më të vjetër në vend, ka përmendur rastet e Libisë, Irakut, dhe Afganistanit, në të cilat intervenimi nuk ka dalur të ishte aq i suksesshëm.

“Njerëzit shpesh më pyesin: Cila është diferenca kur NATO ndërhyri në Kosovë, por ne shkuam në Libi, shkuam në Irak, dhe çka me Afganistanin? Pse është Kosova ajo që ka qenë e suksesshme? Dhe në Libi ende ka luftë dhe Iraku është Irak dhe e dini për Afganistanin, dhe është një gjë shumë e thjeshtë: LDK”, ka thënë Clark.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia, shteti me më së shumti armë bërthamore në botë,…