Gjini pret në vizitë Clarkun: ShBA-ja dhe Kosova, pashmangshëm në një rrugë të përbashkët e të përjetshme

23 qershor 2024 | 15:11

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim mikun e madh të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark.

Gjini ka thënë se Kosova dhe ShBA-ja do të jenë në një rrugë të përbashkët.

“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”.

“ShBA-ja dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të përbashkët e të përjetshme”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare e futbollit është pjesë e finaleve të Kampionatit…