Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një person

23 qershor 2024 | 20:06

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të Mitrovicës.

Lajmi u konfirmua nga Emergjenca e Spitalit.

“Po, një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pajetë do ta marrë mjekësia ligjore. Më tepër informata s’kemi për të. Po ashtu edhe një person është sjellur i lënduar tek ne”, thanë nga Emergjenca e Mitrovicës për Klankosova.tv

Pak më herët u bë e ditur se në aksident ishin të përfshirë një motoçikletë edhe një veturë.

Do t’ju mbajmë të informuar lidhur me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prift dhe një polic janë vrarë në Rusi, pasi…