Moderatorja shqiptare shokohet nga magjia që zbuloi rastësisht!

23 qershor 2024 | 21:59

Moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ndodhi rrëqethëse.

Ajo ka treguar se dikush i ka bërë magji, duke zbuluar dhe kutinë në të cilën kishte gjetur të mbështjella qime floku dhe fije peri të lidhura disa herë nyje.

Kjo ka qenë shokuese për moderatoren, e cila ka kërkuar nga ndjekësit ndihmën se çfarë duhet të bëjë e gjendur në një situatë të tillë.

“Jam totalisht e shokuar nga kjo që do ju tregoj tani, isha duke bërë gati valixhet, e kam kthyer shtëpinë përmbys dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që më është bërë dhuratë dhe gjëja që ishte brenda kutisë ishte kjo.

Nëse nuk do kisha parë këto flokët këtu brenda do ta kisha e hedhur.

Po e hap (tregon flokët dhe fijen e perit të lidhur në nyje) nuk marr vesh shumë nga këto gjërat mbinatyrore, por kjo nuk është shenjë e mirë.

Përpiqem që edhe gjërave të këqija t’u jap një shpjegim që bën sens.

Ju që dini t’i shpjegoni mund të më bëni një interpretim të kësaj gjësë që sapo patë”, u shpreh moderatorja në “story”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka qenë ditë festive në kantonin Jura, me rastin…