Flamuri i UÇK-së valëvitet në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Zvicrës

23 qershor 2024 | 22:08

Teksa luhet ndeshja e rëndësishme mes Gjermanisë dhe Zvicrës, vëmendjen e kanë tërhequr tifozët e këtyre të fundit.

Ata përpos flamurit të tyre, në tribunë kanë vendosur edhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Flamuri me shkrimin UÇK qëndron në rreshtin e parë të tribunës së stadiumit. Ndërkohë që bëhet e ditur se shumë shqiptarë gjinden në stadium në mbështetje të Xhakës, Shaqirit dhe Jasharit/t.ch/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale…