Mungesa e raportimeve të sinjalizimeve, shkak i mospublikimit të raportit vjetor nga APK-ja

24 qershor 2024 | 12:00

Lëvizja FOL, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sinjalizuesve, ka mbajtur diskutimin “FOL Hapur” për rëndësinë, efektivitetin dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ku u theksua se numri i rasteve të raportimit të sinjalizimeve është shumë i vogël e njëra nga sfidat u cilësua të jetë te ndërmarrjet publike, për faktin se qëndrojnë jashtë domenit qeveritar, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se sfidë për sinjalizim është në sektorin privat, ndërsa e kundërta është në institucione publike.

Drejtoresha e Lëvizjes FOL, Megi Demolli-Nimani, tha se sinjalizimi krijon klimë të përshtatshme dhe rrit përgjegjësinë e qytetarëve.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se sinjalizimi është i rëndësishëm për ta bërë punën më etike brenda dhe jashtë institucioneve, ndërsa veçoi faktin se shtimi i rasteve të raportimit të sinjalizuesve është shumë i vogël.

Ndërkaq Vesel Zhinipotoku nga Inspektorati i Punës, tha se nga eksperienca deri tash, ky ligj ka krijuar që të ketë mekanizma në krijimin e kompetencave në sektorin privat, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të punësuarit.

Sa i përket, numrit të sinjalizimeve në Inspektoratin e Punës, tha se me statistika nuk ka numra, megjithatë brenda ditës mund të jenë 20 deri në 30 sinjalizime.
Sinjalizimi është raportimi i parregullsive, shkeljeve, keqpërdorimeve ose cenimit të interesit publik në ambientin e punës, pavarësisht se a bëhet fjalë për sektorin publik apo privat.

Duke i raportuar keqpërdorimet dhe parregullsitë, sinjalizuesit ndihmojnë në zbulimin e veprimeve që dëmtojnë interesin publik, sigurinë, integritetin financiar dhe sundimin e ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë apel qytetarëve…