Konjufca: Nuk pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite për Kosovën

24 qershor 2024 | 13:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e së mërkurës midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb ,Aleksandar Vuçiq, tha se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale nga ky takim.

Konjufca tha se nuk është në rend të ditës për Republikën e Kosovës çështja e Asociacionit, por zbatimi i marrëveshjes bazë nga Serbia.

“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike. Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, tha Konjufca për RTV21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do…