Keidi Bare rikthehet në La Liga

24 qershor 2024 | 14:57

Festa ishte e ligjshme. Një skuadër historike si Espanyol u ngjit në elitën e futbollit spanjoll pas sezonit të kaluar në kategorinë e dytë.

Kur themi Espanyol, nuk e kemi fjalën vetëm për ekipin ka fituar 4 Kupat e Mbretit, por edhe për atë që ka në përbërje një lojtar “kuqezi”, Keidi Baren.

Mesfushori 26-vjeçar, që nuk u grumbullua në Evropian, luajti rol të madh këtë sezon, me kulmin që u arrit në fitoren 2-0 në fitoren e finales së “play-off”, ndaj Real Oviedo, me “Bardheblutë” e Barcelonës, që triumfuan me golat e shënuar nga Javi Puado në fundin e pjesës së parë, ndërsa kishin humbur 0-1 ndeshjen e parë jashtë fushe.

Ishte si një breshëri e shkurtër, në minutat 44’ e minutën e dytë shtesë, pra të 47’-ën. Sukses për të besuarit e trajnerit Manolo Gonzales që e mbyllën në vendin e katërt sezonin e rregullt në ligën e dytë.

Të mbiquajturit “Periquitos”, në shqip “Papagallët” do të kthehen në elitë me pretendime për të mos qenë një kandidat për rënie nga kategoria. Nuk dihet sesa do t’ia dalin, por Bare luan në një skuadër që në histori ka arritur deri në vendin e tretë në La Liga, dhe ka dalë dy herë në finale të kupave europiane që i ka humbur pas penalltive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…