Ish-ambasadori holandez: Gjykata Speciale është joserioze, unë isha bashkëfajtor me mbrojtjen e themelimit të saj

24 qershor 2024 | 20:46

Hulumtuesi britanik, Aidan Hehir, ka publikuar një shkrim në lidhje me funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ai ka treguar prapaskenat e themelimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, shkruan Demokracia.com. Në shkrimin e tij, ai ka treguar se Gjykata Speciale u krijua nga Perëndimi me qëllim që t’i qetësonte nacionalistët serbë. Po ashtu, ai ka alarmuar opinionin vendor dhe ndërkombëtar se në rast se dënohet Hashim Thaçi, kjo do të ishte një dhuratë diplomatike për Serbinë, sepse ajo do ta kontestonte pastaj shtetin e Kosovës.

“Vetë Kosova do të portretizohet si një entitet i paligjshëm i falsifikuar nga “terroristët” dhe “vrasësit”. Kjo do t’i bëjë dëm të madh përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar. Vetëm për këtë arsye, KSK-së duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje nga populli i Kosovës”, ka shkruar Aidan Hehir.

Pas këtij shkrimi ka reguar edhe ish-ambasadori i Holandës, Robert Bosch. Ai në kohën e krijimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ishte ambasador i Holandës në Kosovë.

Në reagimin e tij, ish-ambasadori holandez e ka përgëzuar hulumtuesin britanik për shkrimin e tij.

“Analizë perfekte. Unë isha bashkëfajtor, duke mbrojtur themelimin e gjykatës dhe i thashë Thanit: nëse është gjykatë serioze do të dalësh së shpejti për mungesë provash. Unë gabova, doli të ishte një gjykatë shumë joserioze dhe çfarë është për t’u habitur që askujt në Evropë nuk i intereson”, ka shkruar Robert Bosch në kosovotwopointzero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel që mbahet…