Selmanaj: 14 dështimet e 14 Shkurtit, shteti nuk mbahet me fjalë e me rima

24 qershor 2024 | 21:44

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, përmes një videoje ka rikthyer në vëmendje 14 premtime të 14 Shkurtit 2021 të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e që sipas tij, Kurti si kryeministër ka dështuar t’i përmbushë që të gjitha.

“Shteti nuk mbahet me fjalë e me rima, por me strategji, punë dhe ekip. E Kurti, përveç fjalimeve, nuk ka as strategji, as punë dhe as ekip”, ka shkruar Selmanaj, në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Sot u mbyll edhe një vit akademik për fëmijët kosovarë. Që nga 14 Shkurti 2021, këto kanë qenë ndryshimet kryesore në arsimin në Kosovë.

Qershor 2021 – Mbyllet viti akademik me ZERO ndryshime.

Shtator 2022 – Fillon viti i ri akademik me ZERO ndryshime.
Qershor 2023 – Mbyllet viti akademik me ZERO ndryshime.

Shtator 2023 – Fillon viti i ri akademik me ZERO ndryshime.
Qershor 2024 – Mbyllet viti akademik me ZERO ndryshime.

Shtator 2024 – Do të fillojë viti i ri akademik me ZERO ndryshime.

Politikanët duhet të mbahen për fjalë. Përmes videos më poshtë ia rikujtojmë 14 DËSHTIMET e 14 SHKURTIT të Kryeministrit Kurti.

Shteti nuk mbahet me fjalë e me rima, por me strategji, punë dhe ekip. E Kurti, përveç fjalimeve, nuk ka as strategji, as punë dhe as ekip.

Ndërkohë, ua kujtojmë që edhe në Norvegji viti akademik mbyllet në të njëjtën kohë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk pritej të ndëshkoheshim kaq shpejt. “Furia e Kuqe” spanjolle…