IPK do t’i analizojë videot e zyrtarëve policorë gjatë arrestimit të asamblistit të LV-së

25 qershor 2024 | 08:10

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Arianit Beqiri, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Shefi i asamblistëve të LV-së, Gëzim Sveçla, thotë se arrestimi erdhi pasi Beqiri kishte refuzuar ta paguajë hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit. Sipas Sveçlës, Inspektorati Policor duhet të merret me “dhunën e shfaqur nga polici”.

Në lidhje me këtë, KALLXO.com ka kontaktuar me IPK-në. Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, tha se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë në lidhje me këtë rast porse, sipas detyrës zyrtare, do t’i analizojnë pamjet për t’i verifikuar sjelljet dhe reagimin e zyrtarëve policorë.

“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë rast. Sidoqoftë, sipas detyrës, IPK, në kuadër të autorizimeve ligjore, do t’i analizojë videot për t’i verifikuar sjelljet dhe reagimin e zyrtarëve policorë”, ka thënë Beka.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrën për media në Policinë e Kosovës, mirëpo ata kanë thënë se nuk kanë ende ndonjë përgjigje në lidhje me këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
890.34 milionë euro është kapitali i bankave komerciale në Kosovë,…