Zelensky shkarkon një gjeneral për performancë të dobët

25 qershor 2024 | 12:14

Pas raportimeve për një numër të madh viktimash në Forcat e Armatosura të Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky shkarkoi nga posti gjenerallejtënantin, Yuri Sodol.

“Sodol do të zëvendësohet nga gjeneralbrigade Andriy Hnatov”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të transmetuar të hënën në mbrëmje në Kiev.

Ai nuk dha asnjë arsye për shkarkimin. Zyra presidenciale në Kiev publikoi dekretin e Zelensky për ndryshimin e personelit.

Megjithatë, sipas raportimeve të medias, shefi i shtabit të brigadës së diskutueshme ”Azov”, Bohdan Krotevych, kishte paraqitur më parë një ankesë kundër Sodol.

Ai akuzoi komandantin për urdhra të pakujdesshëm që kishin shkaktuar viktima të rënda.

“Ai vrau më shumë ushtarë ukrainas se çdo gjeneral rus”, shkroi Krotevych në Facebook, pa përmendur emrin e Sodolit.

Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje që gjenerallejtënanti të hetohej për një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbolli i Kosovës gjatë kësaj vere do të jetë sporti…