Milani në gjurmët e sulmuesit të Evertonit, kushton 20 milionë euro

25 qershor 2024 | 12:25

Sulmuesi anglez Dominic Calvert-Lewin do të largohet nga Evertoni këtë verë edhe pse ka ende një vit kontratë (deri qershor 2025). 27-vjeçari, që luan prej 8 sezonesh me Everton, ka realizuar 68 gola në 248 ndeshje zyrtare në Premierë Ligë.

Në gjurmët e tij janë vënë Newcastle dhe, së fundi, Milani, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Daily Mail”. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të parë pas largimit të Olivier Giroud. Milan ka bërë mjaft transferime nga Anglia sezonin e fundit dhe sulmuesi Calvert-Lewin mund të jetë ai i radhës. Kostoja e transferimit të tij është 20 milionë euro, por kjo shumë mund të ulet duke qenë se ai nis vitin e fundit të kontratës.

Për Milanin mund të jetë një blerje me kosto të pranueshme, një lojtar që e njeh mirë zonën kundërshtare. Mësohet se bisedimet kanë nisur mes kuqezinjve dhe lojtarit, për ta bindur të transferohet në Serinë A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iniciativa e Rusisë për paqen mund të ndalojë konfliktin ukrainas…