Procedohet për në seancë projekt-rezoluta e raportit të punës së AIP-së dhe raporti i KSK-së

25 qershor 2024 | 13:13

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me të gjitha votat për, ka miratuar projekt-rezolutën lidhur me Raportin e Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022 si dhe ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, të cilat janë proceduar për seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sa i përket raportit të Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ka thënë se ky raport pas votimit dërgohet në seancë për shqyrtim.

“Si Komision e kemi shqyrtuar si raport por për procedim janë pritur edhe rekomandimet e Komisionit për Buxhet dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Tani janë plotësuar kushtet për votim, nëse jeni dakord votojmë për dërgimin e saj në seancë plenare”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, ka propozuare që amendamentet e propozuara nga ai të largohen nga ky projektligj.

E deputeti i LDK-së, Anton Quni, shprehi shqetësimin për kushtet e punës që kanë personeli i Këshilli i Sigurisë së Kosovës, për të cilët tha se kjo çështje duhet të ngritët në institucionet qeveritare për t’ju siguruar një ambient të duhur të punës këtyre zyrtarëve.

Me konstatimin e deputetit Quni u pajtua edhe kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, i cili tha se kjo çështje duhet që të trajtohet. Në fund me të gjitha votat për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, anëtarët e Komisionit e votuan këtë projektligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Ibrahimi, Drejtor Menaxhues në Klubin e Biznesit, në një…