Propozimi për njohjen e Kosovës votohet më 27 qershor, partia e Sanchezit s’jep sinjale përkrahjeje

25 qershor 2024 | 13:29

Liderja e deputetëve katalunas Miriam Nogueras në një përgjigje për Gazetën Express ka folur në prag të debatit që pritet të ndodh sot në Parlamentin e Spanjës rreth propozimit të “Junts” që Qeveria e Spanjës ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se sot do të diskutohet në Parlament me fillim nga ora 17:00, derisa votimi do të ndodhë të enjten më 27 qershor.

Nogueras ka thënë se presin përkrahje të partive galiciane, baske dhe katalunase derisa ka theksuar se partia e kryeministrit Sanchez s’ka dhënë sinjale se do të përkrah nismën.

“Debati është sot (e martë 25). Propozimi do të votohet të enjten më 27. Partia Socialiste e zotit Sanchez nuk ka shprehur ndonjë synim për të mbështetur nismën”, ka thënë Nogueras të martënpër Express.

Deputetja katalunase ka thënë se kundërshtimi i njohjes së Kosovës e ka lënë Spanjën të dobët në sytë e ndërkombëtarëve dhe sipas saj votimi kundër nismës është një akt jokoherent nga ana e qeverisë spanjolle.

“Ata mendojnë se çdo njohje e pavarësisë së Kosovës mund të jetë një precedent për një njohje të ardhshme të një shteti të pavarur katalanas nga vendet e tjera. Kjo është frika e vërtetë pas qëndrimit të partive politike spanjolle”, ka thënë Nogueras.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Drenicës nga Skenderaj ka filluar të përforcohet për…