Gazetarët e Insajderit kërcënohen me jetë, reagon AGK

25 qershor 2024 | 13:31

Redaksia e gazetës online, Insajderi, e ka njoftuar AGK-në për kërcënimet me të cilat është ballafaquar dy ditët e fundit, pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer në lidhje me krimin e shpërlarjes së parave.

Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi, e ka raportuar rastin në Polici si Kanosje.

AGK-ja, është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë.

AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet, dhe të ndërmarrin veprime konkrete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderja e deputetëve katalunas Miriam Nogueras në një përgjigje për…