Ankohet Lajçaku se s’u mbështetën Kurti dhe Vuçiqi për arritjen e marrëveshjes, ‘qorton’ edhe mediat

25 qershor 2024 | 14:35

Kritika e vërejtje ka pasur ndaj mediave, opozitës dhe shoqërive civili  si në Kosovë ashtu edhe në Serbi – përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo për arsye se, siç beson ai, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “nuk u përshëndetën” dhe “nuk u mbështetën” për arritjen e marrëveshjes së Bruksel/Ohrit për normalizim të marrëdhënieve nga shoqëritë përkatëse.

“Dy liderët nuk u përshëndetën në mënyrë pozitive kur u kthyen nga Ohri. Askush nuk ka thënë se kjo është e mirë për ne. Kjo është e mirë për Kosovën. Kjo është e mirë për Serbinë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit. E këtu përfshihet opozita, mediat dhe shoqëria civile. Nuk kam vënë re një zë në mbështetje”.

“Prandaj dua të theksoj se normalizimi nuk është për liderët aktualë politikë – sigurisht, ata e kanë mandatin – por duhet të jetë një çështje e shoqërive. Duhet të prodhojë në shoqëri ndjenjën që do t’u komunikohet drejtuesve, pra se kemi nevojë për normalizim”, ka deklaruar Lajçaku në një intervistë “Sunker”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka bërë…