Fondaj: Nga shkurti i vitit 1999 s’jam takuar më me Jakup Krasniqin

25 qershor 2024 | 14:46

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurtesh Fondaj, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, është duke u intervistuar nga avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Aiden Ellis.

Fondaj, gjatë dëshmisë së tij ka thënë se nga shkurti i vitit 19999 nuk ishte takuar më me Krasniqin, prandaj as nuk kishte informacione nëse ai ndodhej në Kosovë.

“S’mbaj mend që jam takuar me zotërin Krasniqi edhe pas luftës”, ka deklaruar  ai.

Më tutje, ai ka theksuar se është informuar nga mediet se Krasniqi ishte zëdhënës në UÇK, ndonëse në Prokurori kishte deklaruar se ai ishte i informuar për pozitën e Krasniqit.

“Kur ju intervistoi Prokuroria në 2019, ju u thatë se “Jakup Krasniqi ka qenë zëdhënës komandant në periudhën kur u arrestua Blerim Kuqi”, ka thënë prokurori Ellis.

Ai është pyetur nëse kishte informacione se Krasniqi ishte pjesë e marrëveshjes së Rambujes, ku Fondaj është shprehur se “nuk i di detajet, po realisht e di që ka qenë përfaqësues në bisedime në Rambuje”.

Pjesë nga intervistimi i Kurtesh Fondaj nga avokati i Jakup Krasniqit.

Aiden Ellis: Nga mesi i qershorit 1998, ju e dinit që ai ishte zëdhënës i UÇK-së?

Kurtesh Fondaj: Nga mjetet e informimit publik pra erdhëm në konstatim se ai është zëdhënës në UÇK, jo përmes ndonjë informacioni që ka qarkulluar brenda UÇK-së.

Aiden Ellis: Kur ju intervistoi Prokuroria në 2019, ju u thatë se “Jakup Krasniqi ka qenë zëdhënës komandant në periudhën kur u arrestua Blerim Kuqi”? Ju këtë e dinit në atë të 99-së, apo është diçka që keni mësuar më vonë?

Kurtesh Fondaj: Për funksionin e zëvendëskomandantit dua të jem shumë korrekt, unë kam mësuar deri sa kam qenë shef shtabi në zonën e Pashtrikut, me ardhjen ose emërimin e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është përmendur që zëvendëskomandant është Jakup Krasniqi.

Pra, këtë unë e kam mësuar gjatë muajit prill sa kam qenë në kuadër të drejtorisë operative të shtabit të përgjithshëm, në prill të 99’së.

Aiden Ellis: Në janar të 99’së dhe gjatë gjithë kohës sa keni qenë shef shtabi në zonën e Pashtrikut, ju se keni ditur që Jakup Krasniqi, ka qenë zëdhënëskomandat?

Kurtesh Fondaj: Jo, nuk e kam ditur derisa më ka treguar Ekrem Rexha, deri atëherë se kam ditur.

Aiden Ellis: Ju e dini që Jakup Krasniqi, ka qenë pjesë e delegacionit që shkoi në Rambuje për negociatat në shkurt të 99’së, kështu dhe më pas ka pasur një raund negociatash në Paris apo jo?

Kurtesh Fondaj: Nuk i di detajet, po realisht e di që ka qenë përfaqësues në bisedime në Rambuje.

Aiden Ellis: Ju nuk e keni parë Jakup Krasniqin në prill të 99’së në Kosovë?

Kurtesh Fondaj: Prej muajit shkurt unë nuk e di që jam takuar më me Krasniqin dhe s’mbaj mend që jam takuar me zotërin Krasniqi edhe pas luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri vendosi të martën…